Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë qëndrimit në ShBA, bëhet e ditur se kryeministri do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan. Sot do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MÇ).
Ditë më parë, Kurti qëndroi edhe në Berlin me ftesë së kancelarit gjerman Olaf Scholz. Ndërsa pati një darkë jofrmale edhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiq si dhe emisarin e BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.