Brenda ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ka filluar takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologut të tij Hristijan Mickoski.
Delegacioni kosovar është i përbërë nga kryeministri Albin Kurti, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Nga qeveria kanë njoftuar se fillimisht do të ketë takim tete-a-tete Kurti-Mickoski, më pas pritet takim i delegacioneve qeveritare.
Në orën 11:00 do të mbahet takim bilateral, ku përveç kryeministrave do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e qeverive të të dyja vendeve.
Pastaj, siç njoftojnë nga atje, do të pasojë një konferencë e përbashkët në mes dy kryeministrave Mickoski dhe Kurti në hapësirat e qeverisë.
Ndryshe, vizita e Kurtit në Maqedoninë e Veriut, vjen pak ditë pas incidentit që ndodhi në aeroportin e Shkupit. Ku sipas Presidencës së Kosovës, një pjesëtar i sigurimit tentoi t’i merrte telefonin personal presidentes Osmani për ta vendosur në skanerë./UBTNews/