UBT News

Kryeministri kroat për tensionet në veriun e Kosovës

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq bëri thirrje për sens të shëndoshë dhe de-përshkallëzim në veri të Kosovës.

Ai këtë deklaratë e bëri kur u pyet nga gazetarët se si i komenton tensionet në Kosovë dhe Mal të Zi dhe “ultimatumin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ndaj NATO -s”, raporton Hina, transmeton Klankosova.tv.

Plenkoviq theksoi më tej se Kroacia gjithmonë dërgon mesazhe për këtë çështje në mënyrë që të “qetësojë tensionet dhe të mos kontribuojë në rritjen e tensioneve”.

Kryeministri kroat deklaroi se Kroacia është një vend i sigurt dhe tha se “ne dëgjojmë dhe i kemi sytë hapur” për gjithçka që po ndodh në lagje, transmeton Klankosova.tv.

Exit mobile version