UBT News

Kryeministri: Kemi mangësi të vajit

Kryeministri vendit, Albin Kurti, ka thënë se sa i përket rezervave të miellit nuk është keq, por ka mangësi sa të vajit të ushqimit.

Këto komente, Kurti i bëri gjatë konferencës së përbashkët që pati me kancelarin austriak, Karl Nehammer, teksa shtoi se vaji i lulediellit, pra, lënda e parë që ka ardhur nga Ukraina është brengë për vendin.

“Vaji i lulediellit, lënda e parë e të cilit ka ardhur në masë të madhe nga Ukraina është brengë edhe për vendin tonë në javët e muajt në vijim. Por në raport me furnizimet që i bën në Evropë Federata Ruse, ne nuk jemi të prekur sepse edhe ashtu s’kemi pasur furnizim prej tyre as ndonjë shkëmbim tregtar”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Kurti përmendi edhe arritjet, që sipas tij, qeveria që ai e udhëheq i ka arritur në 1 vjet qeverisje, duke përfshirë edhe arrestimin e mbi 230 zyrtarëve publik e shtetërorë, me arsyetimin, sipas tij, duke e luftuar korrupsionin.

Ndërsa, gjatë javës së kaluar një vizite në një fabrikë për përpunimin e vajit në Kosovë, Kurti ka thënë se në vend janë edhe rreth 300 mijë litra vaj të papërpunuar, e që sipas tij, pas përpunimit “mjafton për një muaj konsum normal”, teksa shtone se do të angazhohen që të gjejnë burime të lëndës së parë të papërpunuar me shtetet mike.

Exit mobile version