Menjëherë pasi forcat ruse kanë bombarduar termocentralin më të madh bërthamorë në Evropë, atë në Zaporizhzhia të Ukrainës, ka reaguar kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, i cili ka dënuar këtë sulm. Ai ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Kryeministri kanadez ka bërë thirrje që sulmet të ndalen menjëherë.
Sulmi ndodhi në orët e para të 4 marsit. Këtë e ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i cili thotë se Rusia po qëllon nga të gjitha anët e këtij termocentrali. Ai ka thënë se nëse ky termocentral bërthamor shpërthen atëherë paralajmëron se ky shpërthim do të jetë 10 herë më i madh se ai i Çernobilit që ndodhi në vitin 1986.
Për çka ka thënë se rusët duhet të ndalen dhe të lejohet të zjarrfikësit ta shuajnë zjarrin.
“Ushtria ruse po qëllon nga të gjitha anët mbi NPP Zaporizhzhia, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë. Zjarri tashmë ka rënë. Nëse shpërthen, do të jetë 10 herë më i madh se Çornobili! Rusët duhet të pushojnë menjëherë zjarrin, të lejojnë zjarrfikësit, të krijojnë një zonë sigurie”, ka shkruar Kuleba në Twitter.
Termocentrali bërthamor të Zaporizhzhia, ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës. Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
Kujtojmë që Rusia nisi sulmet ndaj Ukrainës në mëngjesin e 24 shkurtit.