Kryeministri izraelit, Naftali Bennett ka rezultuar pozitiv me Covid-19, tha zyra e tij të hënën, kjo pasi u takua me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Bennett, i cili u takua me Blinken në Jerusalem të dielën në margjinat e një “samiti historik” të diplomatëve izraelitë dhe arabë, “po ndihet mirë dhe do të vazhdojë programin e tij siç ishte planifikuar nga shtëpia e tij”, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij.
Gjithashtu të dielën Bennett vizitoi qytetin verior të Izraelit, Hadera, pasi persona të armatosur qëlluan për vdekje dy oficerë policie në një sulm për të cilin mori përsipër grupi i ashtuquajtur Shteti Islamik.
Policia tha se dy personat e armatosur – arabë izraelitë të identifikuar nga inteligjenca izraelite si operativë lokalë të IS-it – u vranë nga oficerët e antiterrorizmit që ndodheshin aty pranë./UBTNews/