UBT News

Kryeministri izraelit i reagon homologut të tij kanadez

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i reagoi në rrjete sociale homologut të tij kanadez, Justin Trudeau, pasi ai i kërkoi Izraelit të tregojë “përmbajtje maksimale” gjatë operacioneve të saj ushtarake në Gaza.

Në deklaratën e tij, Trudeau tha se bota është dëshmitare e ngjarjeve të tmerrshme, përfshirë edhe “vrasjes së grave, fëmijëve dhe foshnjeve”.

“Kjo duhet të ndalet”, shtoi ai.

“Tragjedia njerëzore që po ndodh në Gaza është rrëqethëse, veçanërisht vuajtja që po e shohim rreth spitalit Al-Shifa. Isha i qartë që çmimi i drejtësisë nuk mund të jetë vuajtja e vazhdueshme e civilëve palestinezë”, deklaroi ai.

“Edhe luftërat kanë rregulla, e gjithë jeta e pafajshme është e barabartë në vlerë, izraelite dhe palestineze. Unë i bëj thirrje qeverisë së Izraelit të ushtrojë përmbajtje maksimale”, shtoi ai.

Netanyahu i reagoi komenteve të kryeministrit Trudeau në “X”, duke thënë se Hamasi duhet të fajësohet për ngjarjet e tmerrshme dhe jo Izraeli siç tha kryeministri kanadez.

“Nuk është Izraeli që po i shënjestron civilët në mënyrë të pamëshirshme, por Hamasi që vrau, djegu dhe masakroi civilët në

“Nuk është Izraeli ai që synon qëllimisht civilët, por Hamasi që preu kokën, dogji dhe masakroi civilët në tmerret më të këqija të kryera mbi hebrenjtë që nga Holokausti”, shkroi Netanyahu në “X”./UBTNews/

Exit mobile version