Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i reagoi në rrjete sociale homologut të tij kanadez, Justin Trudeau, pasi ai i kërkoi Izraelit të tregojë “përmbajtje maksimale” gjatë operacioneve të saj ushtarake në Gaza.
Në deklaratën e tij, Trudeau tha se bota është dëshmitare e ngjarjeve të tmerrshme, përfshirë edhe “vrasjes së grave, fëmijëve dhe foshnjeve”.
“Kjo duhet të ndalet”, shtoi ai.
“Tragjedia njerëzore që po ndodh në Gaza është rrëqethëse, veçanërisht vuajtja që po e shohim rreth spitalit Al-Shifa. Isha i qartë që çmimi i drejtësisë nuk mund të jetë vuajtja e vazhdueshme e civilëve palestinezë”, deklaroi ai.
“Edhe luftërat kanë rregulla, e gjithë jeta e pafajshme është e barabartë në vlerë, izraelite dhe palestineze. Unë i bëj thirrje qeverisë së Izraelit të ushtrojë përmbajtje maksimale”, shtoi ai.
Netanyahu i reagoi komenteve të kryeministrit Trudeau në “X”, duke thënë se Hamasi duhet të fajësohet për ngjarjet e tmerrshme dhe jo Izraeli siç tha kryeministri kanadez.
“Nuk është Izraeli që po i shënjestron civilët në mënyrë të pamëshirshme, por Hamasi që vrau, djegu dhe masakroi civilët në