UBT News

Kryeministri irlandez takohet edhe me Osmanin

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar. Takimi vetëm se ka filluar mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim.

Irlandezi sot gjatë ditës u takua edhe me kryeministrin Albin Kurti ku mbajtën konferencë për media.

Pas takimit me këtë të fundit, Vardakar tha se ai dhe Kurti pajtohen që e ardhmja e Kosovës është në BE dhe Këshillin e Evropës.

“Dialogu është jetik për të arritur një harmoni dhe zhvillim të mëtejmë. Sivjet është viti që është me rëndësi që ky stabilitet të jetësohet dhe te mos shohim skena të dhunshme që i kemi parë në shtator dhe maj”, deklaroi ai.

Si kryeministër i Irlandës, kjo është vizita e parë e tij në Kosovë.

Exit mobile version