UBT News

Kryeministri irakian i mbijetoi një sulmi me dron

Kryeministri irakian, Mustafa al-Kadhimi, i mbijetoi një sulmi me dron në rezidencën e Bagdadit në Zonën e Gjelbër, të dielën (më 7 nëntor).

Nga ky sulm mbetën të plagosur gjashtë truprojat e tij, në atë që thuhet se ishte ‘tentim vrasje’.

Kadhimi bëri thirrje për ‘qetësi dhe përmbajtje nga secili për hir të Irakut’.

Qindra mbështetës të fraksioneve pro-iranaine në Irak, kanë protestuar afër Zonës së Gjelbër, për shkak të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare më 10 tetor.

Sulmi i cili vjen pas trazirave të dhunshme mbi rezultatet e zgjedhjeve, u dënua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani./UBTNews

Exit mobile version