UBT News

Kryeministri i Ukrainës bën thirrje për më shumë armë dhe sanksione kundër Rusisë pas sulmeve gjatë natës

LVIV, UKRAINE - FEBRUARY 22: Prime Minister of Ukraine Denys Shmyhal laying flowers at the graves of Ukrainian soldiers who died during the Russian-Ukrainian war at Lychakiv Cemetery in Lviv, Ukraine on February 22, 2023. (Photo by Pavlo Palamarchuk/Anadolu Agency via Getty Images)

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë ta furnizojnë Ukrainën edhe me më shumë armë dhe të vendosin sanksione ndaj Rusisë, pas sulmeve ruse gjatë natës, ku mbetën të vdekur 11 persona dhe mbi 20 të lënduar.

“Ndërtesat e banimit janë goditur. Ka viktima. Ne kemi nevojë për më shumë armë dhe më shumë sanksione për të ndalur agresorin”, shkroi ai në Twitter.

Duke përmendur se edhe termocentrali i Zaporizhzhia-s u prek nga këto sulme, Shmyhal i kërkoi Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) që “të ndërmarrë veprime vendimtare” për të ndalur terrorizmin bërthamor të Rusisë./UBTNews/

Exit mobile version