Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë ta furnizojnë Ukrainën edhe me më shumë armë dhe të vendosin sanksione ndaj Rusisë, pas sulmeve ruse gjatë natës, ku mbetën të vdekur 11 persona dhe mbi 20 të lënduar.
“Ndërtesat e banimit janë goditur. Ka viktima. Ne kemi nevojë për më shumë armë dhe më shumë sanksione për të ndalur agresorin”, shkroi ai në Twitter.
Duke përmendur se edhe termocentrali i Zaporizhzhia-s u prek nga këto sulme, Shmyhal i kërkoi Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) që “të ndërmarrë veprime vendimtare” për të ndalur terrorizmin bërthamor të Rusisë./UBTNews/