Kryeministri i Tajlandës, Prayuth Chan-ocha ka urdhëruar një hetim të menjëhershëm për sulmin e sotëm në një kopsht fëmijësh në Tajlandë, ku mbetën të vrarë 34 persona.
Në një shkrim në Facebook, ai dënoi sulmin e “tmerrshëm” dhe shprehu “ngushëllimet më të thella për familjet e të humburve dhe të plagosurve”.
Siç raportuan mediat lokale, i dyshuari, një ish-polic, pas sulmit kreu vetëvrasje./UBTNews/