UBT News

Kryeministri i Spanjës thotë se “vrasja e civilëve nga Izraeli është e papranueshme”

Duke përmendur numrin e lartë të viktimave civile në Gaza, Pedro Sanchez thotë se ka dyshime që Izraeli po respekton ligjin ndërkombëtar humanitar.

“Pamjet që po shohim dhe numri në rritje i fëmijëve që vdesin, kam dyshime serioze se [Izraeli] është në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar”, i tha ai transmetuesit shtetëror spanjoll TVE.

“Vrasja pa dallim e civilëve të pafajshëm, duke përfshirë mijëra djem dhe vajza, janë krejtësisht të papranueshme”, tha ai.

Javën e kaluar, Sanchez ka bërë thirrje për njohjen e një shteti palestinez nga Bashkimi Evropian, duke thënë se qeveria spanjolle mund ta bëjë këtë vetë./UBTNews/

Exit mobile version