Kryeministri sllovak, Robert Fico ka dalë nga spitali ku po trajtohej, dy javë pasi është plagosur rëndë nga të shtënat me armë. Ai është transportuar nga qyteti i Banska Bystrica për të vazhduar shërimin e tij në Bratislavë, sipas raportimeve të fundit.
59-vjeçari po luftonte për jetën e tij pasi u qëllua katër herë nga një distancë e afërt në qytetin qendror të Handlova më 15 maj. Fico thuhet se i është nënshtruar një sërë operacionesh.
Nuk dihet ende nëse ai është dërguar në banesën e tij në Bratislavë apo është transferuar në një spital tjetër.