Parlamenti i Shri Lankës do ta votojë presidentin e ri të mërkurën, më 20 korrik, pas dorëheqjes së presidentit Gotabaya Rajapaksa pasi u dëbua nga vendi. Ish-kryeministri Ranil Wickremesinghe u caktua ushtrues detyre i presidentit, të premten.
Dorëheqja e presidentit të Shri Lankës u pranua, njoftoi të premten kryetari i parlamentit të vendit të goditur nga kriza. Rajapaksa u largua nga vendi në fillim të kësaj jave dhe dërgoi njoftim nga Singapori se po jepte dorëheqje.
Rajapaksa, dikur i njohur si “Terminatori” për shtypjen e pamëshirshme të rebelëve tamilë, është kreu i parë i shtetit të Shri Lankës që dha dorëheqje./UBTNews/