Kryeministri i rizgjedhur i Hungarisë, Viktor Orban ka fituar një mandat të katërt me shumicë votash në zgjedhjet e përgjithshme të vendit.
Në fjalimin e tij të fitores, Orban kritikoi presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe burokratët e Brukselit, duke i quajtur ata “kundërshtarë”.
Hungaria ndan kufirin me Ukrainën dhe ka pranuar më shumë se gjysmë milioni refugjatë deri më tani.
Orban këmbëngul se duke i ndihmuar njerëzit, por duke refuzuar të furnizojë Ukrainën me armë, ai po e mban Hungarinë jashtë luftës. Nga ana tjetër, Zelensky vazhdimisht ka kritikuar politikat e Orbanit./UBTNews/