Kryeministri i ri i Japonisë, Fumio Kishida ka falënderuar homologun e tij kosovar Albin Kurti për “mesazhin e dashur” që ia bëri në ditën kur ai u ngjit në pushtet.
Ai ka thënë se Japonia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj europiane.
“Japonia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Kosovës për reforma drejt integrimit europian nën Iniciativën e Bashkëpunimit për Ballkanin Perëndimor”.
Në urimin e tij edhe Kurti shprehu gatishmërinë për forcim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Japonisë.
“Urime për Fumio Kishida që u zgjodh kryeministri i 100 -të i Japonisë. Pres të forcoj marrëdhëniet tona dhe të punoj në fusha me interes të ndërsjellë”, kishte shkruar Kurti.
Kishida u zgjodh kryeministër më 4 tetor të këtij viti. Vjen nga Partia Liberale Demokratike dhe e pason bashkëpartiakun e tij Yoshihide Suga.
Thank you, Prime Minister Kurti @albinkurti, for your kind message on my appointment. Japan will continue to support Kosovo’s reform efforts toward European integration under the Western Balkans Cooperation Initiative. https://t.co/HjfPaYUd9w
— 岸田文雄 (@kishida230) October 8, 2021