Parlamenti i Izraelit votoi një qeveri të re të koalicionit në krye të së cilës është zgjedhur Naftali Bennett. Ky i fundit u zotua se do ta bashkojë vendin e ndarë nga katër palë zgjedhjet në dy vitet e ngërçit politik.
Bennett deklaroi se Qeveria e tij do të punojë për të gjithë njerëzit, duke shtuar se prioritet do të jenë reformat në edukim, shëndetësi dhe zvogëlimin e burokracisë.
Nacionalisti i krahut të djathtë do të drejtojë një koalicion partish, i cili u votua nga deputetët të dielën. Pro kabinetit të ri qeveritar votuan 60, ndërsa 59 ishin kundër.
Bennett pason Benjamin Netanyahun, i cili ishte në krye të Qeverisë për 12 vjet./UBTNews