UBT News

Kryeministri i Malajzisë shpall zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Malajzisë shpërndau parlamentin të hënën për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme në përpjekje për ta rikthyer stabilitetin politik në vendin e shkatërruar nga COVID-19 dhe skandali i korrupsionit miliarda dollarësh.

Zgjedhjet mund të mbahen brenda javësh pas njoftimit të kryeministrit Ismail Sabri Jaakob.

“Dje takova mbretin … dhe kërkova lejen e tij për të shpërndarë parlamentin. Dhe mbreti ra dakord me kërkesën time për të shpërndarë parlamentin sot”, tha Ismail në një fjalim televiziv drejtuar kombit.

Ende nuk dihet data e zgjedhjeve, por sipas Kushtetutës zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditësh pas shpërndarjes së parlamentit./UBTNews/

Exit mobile version