UBT News

Kryeministri i Luksemburgut viziton Ukrainën, dënon mizoritë e kryera nga Rusia

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel tha të martën se periferia e Kievit e goditur nga lufta, Borodianka, është simbol i “mizorisë dhe dhunës së pakuptimtë”, gjatë një vizite në Ukrainë.

Bettel është tjetër figurë e rëndësishme politike që vizitoi Ukrainë. Javën e kaluar, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministri italian, Mario Draghi vizituan Kievin.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ishte në Ukrainë javën e kaluar, në një vizitë ndaras nga ta./UBTNews/

Exit mobile version