Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe është në vetizolim.
Lajmi u konfirmua nga zyra e tij të dielen, vetëm dy ditë pasi Bettel mori pjesë në një samit të Bashkimit Evropian. Në deklaratë, megjithatë, thuhet se asnjëri nga 26 udhëheqësit e tjerë të BE-së, nuk konsiderohet rast kontakti.
Bettel ka simptoma të lehta, ethe dhe dhimbje koke. Ai do të qëndrojë në shtëpi për dhjetë ditë dhe do ta vazhdojë punën.
Kryeministri i Luksemburgut mori dozën e parë të vaksinës AstraZeneca në fillim të muajit maj./UBTNews