UBT News

Kryeministri i Luksemburgut lirohet nga spitali

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel u lirua nga spitali pas disa ditësh trajtimi për COVID-19.

Bettel do të vazhdojë angazhimet e tij nga e premta. Ai do të punojë nga shtëpia deri në fund të javës, kur edhe përfundon periudha e izolimit.

Të martën një zëdhënës i Bettel tha se kryeministri 48-vjeçar ishte në “gjendje serioze, por të qëndrueshme” në spital pasi ai rezultoi pozitiv më 27 qershor, pas një samiti të Bashkimit Evropian.

Kryeministri u vaksinua me AstraZeneca më 6 maj. Ai duhej të vaksinohej për herë të dytë këtë javë.

Luksemburgu është një shtet i vogël i Evropës, me 600 mijë banorë. Që nga fillimi i pandemisë në Luksemburg janë raportuar 71 mijë e 748 raste dhe 819 raste të vdekjes. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 37.8% e popullsisë është vaksinuar plotësisht./UBTNews

Exit mobile version