UBT News

Kryeministri i Katarit: Prioritet duhet të jetë përfundimi i luftës në Gaza dhe parandalimi i zgjerimit

Përfundimi i luftës së Izraelit në Rripin e Gazës është prioriteti kryesor për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, tha kryeministri i Katarit.

Komentet vijnë pasi po rriten shqetësimet mbi luftën mes Izraelit dhe Hezbollahut në Libanin jugor, si dhe sulmet ajrore mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe ndaj rebelëve Huthi të Jemenit pas sulmeve të tyre ndaj anijeve të Detit të Kuq.

“Përparësi duhet t’i jepet përfundimit të luftës në Gaza dhe parandalimit të zgjerimit të saj, i cili kontribuon në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në nivelet rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani gjatë një takimi me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron në Doha./UBTNews/

Exit mobile version