Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, denoncoi vrasjen e civilëve në rajonin e Kievit në një deklaratë në mediat sociale të hënën.
“Jam thellësisht i tronditur nga fakti që në periferi të Kievit janë kryer mizori të tmerrshme kundër civilëve”, tha Kishida.
“Vrasja e civilëve të pafajshëm shkel ligjin ndërkombëtar humanitar. Është absolutisht e patolerueshme dhe Japonia e dënon atë në termat më të ashpër”.
Kryeministri japonez gjithashtu bëri thirrje për veprim duke thënë: “Rusia duhet të mbahet rreptësisht përgjegjëse për ato akte”./UBTNews/