UBT News

Kryeministri i Irlandës sot i takon krerët e shtetit të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti do ta presë me ceremoni shtetërore kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, i cili po qëndron për një vizitë dyditore në Kosovë.

Dy kryeministrat pastaj do të mbajnë një takim dypalësh dhe pas takimit do të mbajnë edhe një konferencë për media.

Takimi me Kurtin filloi në ora 09:30, ndërkohë që konferenca është paraparë të mbahet në orën 10:30.

Varadkar do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani. Takimi me Osmanin do të mbahet në orën 11:00.

Varadkar ka arritur në Kosovës të mërkurën ku në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, e ka pritur kryeministri Kurti.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se kjo është vizita e parë e Varadkarit në Kosovë.

“Sonte në aeroportin e Prishtinës e mirëpritëm kryeministrin e Irlandës, në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë. Mirë se vini në Republikën e Kosovës, Varadkar”, ka shkruar ai.

Exit mobile version