UBT News

​Kryeministri i Irlandës për vizitë në Kosovë, policia njofton se do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë më 10 dhe 11 janar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të trafikut në intervale të shkurta kohore nga aeroporti ndërkombëtar në drejtim të Prishtinës, afër objekteve shtetërore, si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik.

Exit mobile version