Kryeministri irakian, Mohammed Shia al-Sudani në takim me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, tha se të dyja qeveritë janë kundër çdo zgjerimi të luftës Izrael-Hamas në Gaza.
“Në dritën e përshkallëzimit nëpër të cilin ka kaluar rajoni, ne kemi folur shumë për rëndësinë e stabilitetit; ky stabilitet kërcënohet nga agresioni sionist në Gaza”, tha al-Sudani.
“Ne kemi deklaruar më shumë se një herë se nuk e pranojmë çdo zgjatje të konfliktit”, shtoi ai, duke nënvizuar “qëndrimin e përbashkët” të dy qeverive për luftën./UBTNews/