UBT News

Kryeministri i Hungarisë refuzon kërkesën e Zelenskyt për armë dhe sanksione ndaj Rusisë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban refuzoi kërkesën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për më shumë armë dhe sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, duke thënë se “kjo do të ishte kundër interesave të Hungarisë”.

Orban hodhi poshtë kërkesat e presidentit Zelensky në Këshillin Evropian “sepse ato janë në kundërshtim me interesat e Hungarisë”, tha në një deklaratë zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs.

“Hungaria dëshiron të qëndrojë jashtë kësaj lufte, kështu që nuk do të lejojë dërgimin e armëve në Ukrainë”, tha Kovacs.

Orban thotë se pakica etnike hungareze në perëndim të Ukrainës do të kërcënohej nëse Hungaria dërgon armë në Kiev.

Hungaria, një anëtare e BE-së dhe NATO-s, ka refuzuar të dërgojë ndihmë ushtarake në Kiev, ose t’i lejojë ato që të të kalojnë përmes territorit të saj. Megjithatë ka lejuar më shumë se gjysmë milioni refugjatë ukrainas të hyjnë në territorin e saj./UBTNews/

Exit mobile version