UBT News

Kryeministri i Gjeorgjisë: Opozita dështoi në zbatimin e skenarit të Ukrainës

Opozita dështoi në përpjekjet e saj për të zbatuar skenarin e Maidanit të Ukrainës në Gjeorgji, tha sot kryeministri gjeorgjian Irakli Kobakhidze.

Kobakhidze tha në konferencën për shtyp se “Maidan kombëtar në Gjeorgji ka dështuar, pavarësisht përpjekjeve të koordinuara”, njoftoi agjencia “RIA Novosti”.

Kryeministri theksoi se organizatorët e protestave, përfshirë edhe organizatat joqeveritare, nuk do të mund t’i shpëtojnë përgjegjësisë.

Duke folur për përfshirjen e liderëve të opozitës në organizimin e protestave, Kobakhidze tha se liderët e partive opozitare “ulen në zyrat e tyre dhe nuk marrin pjesë në protesta”, por se kjo nuk do të thotë asgjë.

Një seri protestash opozitare nisën në Gjeorgji më 28 nëntor, pasi kryeministri Irakli Kobakhidze njoftoi një vendim për të pezulluar fillimin e negociatave për anëtarësimin e Gjeorgjisë në BE deri në vitin 2028.

Gjatë protestave të organizuara çdo natë që nga ajo kohë, demonstruesit hodhën gurë, shishe, fishekzjarre në godinën e Kuvendit dhe natën e 1 dhjetorit shkaktuan edhe zjarr, ndërsa policia i shpërndau disa herë me topa uji. dhe gaz lotsjellës.

Protestat në Tbilisi para ndërtesës së parlamentit janë mbajtur edhe mbrëmë.

Exit mobile version