Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, ka mbërritur në vijën e frontit ku forcat qeveritare po luftojnë me rebelët nga rajoni më verior Tigray, të paktën kështu thanë mediat shtetërore sot, shkruan france24, përcjell UBT News.
Abiy, fitues i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2019, “tani po udhëheq kundërofensivën” dhe “ka dhënë udhëheqje nga fusha e betejës që nga dje”, raportoi Fana Broadcasting Corporate.
Nuk ishte e qartë se ku ishte vendosur saktësisht Abiy, pasiqë media shtetërore nuk transmetoi imazhe të tij.
Luftimet në veri të vendit të dytë më të populluar të Afrikës kanë vrarë mijëra njerëz dhe kanë rritur krizën e urisë, sipas vlerësimeve të OKB-së.
Midis atyre që thonë se do të luftojnë është Feyisa Lilesa, një vrapues në distancë dhe fitues i medaljes së argjendtë olimpike, i cili i tha medias shtetërore se përparimi i rebelëve ishte “një mundësi e madhe” për të mbrojtur vendin.
“Kur një vend dhunohet, nuk ka mundësi që unë të qëndroj dhe vetëm të shikoj”, tha Feyisa./UBTNews/