Kryeministri holandez, Mark Rutte ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit rus, Vladimir Putin, në lidhje me mobilizimin e pjesshëm të qytetarëve rusë.
Ai thotë se mobilizimi është shenjë e qartë paniku nga Kremlini pas një sërë fitoresh të Ukrainës në verilindje të vendit.
Rutte shtoi se deklarata e Putinit nuk duhet të merret si një kërcënim i drejtpërdrejtë për luftë të plotë me Perëndimin.
“Mobilizimi, thirrja për referendum në Donetsk, është shenjë paniku. Retorika e tij rreth përdorimit të armëve bërthamore është diçka që e kemi dëgjuar edhe më herët. Ju këshilloj të qëndroni të qetë”, deklaroi ai mes tjerash./UBTNews/