UBT News

Kryeministri holandez gjatë takimit me Bidenin zotohet se do të dërgojnë raketa Patriot në Ukrainë

Kryeministri holandez, Mark Rutte ka thënë se Holanda do të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë për të trajnuar dhe armatosur Ukrainën me sisteme të avancuara të mbrojtjes raketore Patriot.

Këto plane ai i diskutoi gjatë takimit me presidentin amerikan, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë të martën.

“Ne po synojmë t’ju bashkohemi në atë që ju dhe Gjermania po bëni sa i përket sistemit Patriot”, i tha Rutte Bidenit.

“Unë mendoj se është e rëndësishme që t’i bashkohemi kësaj”, tha kryeministri holandez.

Biden falënderoi kryeministrin holandez që është “shumë shumë i vendosur” në mbështetjen e tij për Kievin.

Rutte iu referua pamjeve të tmerrshme të një ndërtese që u shkatërrua nga raketa ruse në Dnipro të shtunën, teksa tha se këto foto të tmerrshme “forcojnë edhe më shumë vendosmërinë tonë për të qëndruar me Ukrainën”./UBTNews/

Exit mobile version