Kryeministri grek zotohet se do të luftojnë me ndryshimet klimatike pas përmbytjeve dhe zjarreve që goditën vendin gjatë kësaj vere. Greqia për muaj të tërë u përball me katastrofë klimatike.
Gjatë muajit gusht, zjarri në rajonin verilindor të Evros – që ishte edhe më i madhi i regjistruar ndonjëherë në Bashkimin Evropian – la të vdekur 26 persona.
Vetëm disa javë më vonë, stuhia Daniel goditi fushën qendrore të Thesalisë në Greqi, duke lënë të vdekur të paktën 17 persona para se të godiste Libinë.
Mitsotakis është përballur me kritika për trajtimin e krizave. Partia opozitare pretendon se puna për parandalimin e përmbytjeve nuk u zhvillua, pavarësisht përmbytjeve në Thesali vitin e kaluar. Ndërkohë, aktivistët e klimës e kanë akuzuar liderin e luftuar se nuk e merr seriozisht politikën mjedisore.
Kryeministri premtoi se do të ndërmarrë veprime vendimtare për të trajtuar fatkeqësitë e ardhshme.
“Greqia po përballet me një luftë në një kohë paqeje. Gjatë një periudhe dyjavore, ne përjetuam zjarret më të këqija dhe përmbytjet më të këqija në historinë tone Kriza klimatike është këtu dhe na detyron të shohim gjithçka ndryshe”, deklaroi ai.
Zjarret greke shkatërruan 378 mijë e 381 hektarë tokë, duke djegur mijëra kafshë dhe duke shkatërruar shtëpi dhe biznese./UBTNews/