Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka kërkuar falje për dështimin në menaxhimin e zjarreve që janë përhapur në gjithë vendin.
Qindra zjarrfikës janë duke luftuar me zjarret e mëdha të cilat kanë detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre dhe kanë djegur dhjetëra hektarë tokë.
“Ne mund të kemi bërë atë që mund të bëhej nga ana njerëzore, por në shumë raste kjo nuk ishte mjaftueshëm”, ka thënë Mitsotakis.
Qindra banorë janë urdhëruar që të largohen nga ishulli Evia për shkak të rrezikut nga zjarret.
“E kuptoj plotësisht dhimbjen e bashkëqytetarëve tanë të cilët i kanë parë shtëpitë ose pronat e tyre duke u djegur”, tha kryeministri grek në një paraqitje në media.
Por, ai tha se vendi “po përballet me një fatkeqësi natyrore të përmasave të pashembullta”./BBC/UBTNews