Momentet nga darka u ndanë nga Kryeministri Rama në rrjetet sociale, duke e bërë të njohur prezencën e tij në këtë takim zyrtar të nivelit të lartë. Ai momentalisht ndodhet në Uashington, SHBA, për të marrë pjesë në samitin treditor të NATO-s, i cili mbahet nga 9 deri më 11 korrik, në kuadër të 75-vjetorit të themelimit të kësaj organizate ndërkombëtare të sigurisë.
Samiti ka për qëllim të projektojë forcën dhe mbështetjen për Ukrainën në përpjekjet e saj për mbrojtjen kundër pushtimit rus. NATO, e themeluar në Uashington në vitin 1949 nga Shtetet e Bashkuara dhe 11 vende të tjera për të ndaluar zgjerimin e Bashkimit Sovjetik komunist gjatë Luftës së Ftohtë, është rritur në 32 anëtarë, përfshirë hyrjen e fundit të Suedisë dhe Finlandës. Ky organizim mbetet një bastion i sigurisë transatlantike dhe një simbol i bashkëpunimit ndërkombëtar në mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit në nivel global./UBTNews/