UBT News

Kryeministri çek viziton Kievin

Kryeministri çek, Petr Fiala po viziton kryeqytetin e Ukrainës, Kievin. Kryeministri ndau një foto të tij duke shëtitur nëpër qytet, duke shtuar se ai ka takuar zyrtarë ukrainas përfshirë kryeministrin e vendit, Denys Shmyhal dhe është duke “negociuar” me zyrtarët.

“Ukrainasit luftojnë jo vetëm për vendin e tyre, por për të gjithë Evropën. Mbështetja jonë duhet të vazhdojë”, shtoi ai.

Zyrtarët e Kievit thonë se 80% e banorëve të qytetit janë pa ujë pas sulmeve të fundit ruse.

Republika Çeke ka mbështetur Ukrainën, duke mirëpritur refugjatët dhe duke ofruar ndihmë ushtarake, përfshirë edhe dërgimin e tankeve dhe municioneve./UBTNews/

Exit mobile version