Kryeministri çek, Andrej Babiš, deklaroi se ai do ta shkarkojë ministrin e Shëndetësisë, Roman Prymul, nëse ai nuk jep dorëheqje, pas një raportimi në media se ai i theu rregullat e Qeverisë dhe vizitoi një restorant në Pragë.
Prymula u pa duke dalë nga një restorant të mërkurën, i cili do të duhej të ishte i mbyllur për shkak të masave të reja antiCOVID-19.
“Gabimi i tij është i pafalshëm. Në kohën kur njerëzve po u kërkohet t’i respektojnë rregullat, kur profesionistët shëndetësor janë duke luftuar në vijën e frontit, një gabim i tij është i pafalshëm. I kërkova atij të japë dorëheqje, dhe nëse ai nuk jep dorëheqje, jam i gatshëm ta largojë atë”, shkroi ai në Twitter./UBTNews
Chyba pana ministra Prymuly je neomluvitelná. V době, kdy žádáme lidi o dodržování důležitých pravidel, kdy naši zdravotníci bojují v první linii, je takovéto chování naprosto nepřijatelné. Požádal jsem ho o rezignaci, a pokud tak neučiní, jsem připraven ho odvolat.
— Andrej Babiš (@AndrejBabis) October 23, 2020