UBT News

Kryeministri britanik zotohet për më shumë ndihmë ndaj Ukrainës në një bisedë telefonike me Zelenskyn

Kryeministri britanik, Boris Johnson u zotua se do ta ndihmojë më shumë Ukrainën, në një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mëngjesin e së premtes.

Kryeministri u zotua se do të qëndrojë pranë Ukrainës në periudhën kur njerëzit po përballen ‘me tmerrin’.

Johnson i tha Zelenskyt: “E dimë se duhet të bëjmë më shumë për t’ju ndihmuar. Zotohem se do ta bëjmë”.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar kryesoi në ofrimin e armëve për Ukrainën dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë./UBTNews/

Exit mobile version