Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe homologu i tij polak Mateusz Morawiecki kanë rënë dakord për nevojën për të vazhduar dërgimin e një mesazhi të fortë për Rusinë se “frikësimi” nuk do të funksionojë, sipas zyrës së liderit britanik.
Zyra e Sunak tha në një deklaratë se ai i kishte thënë Morawieckit gjatë një telefonate se Mbretëria e Bashkuar ishte“duke rritur aftësinë e forcave të saj dhe kishte rritur aktivitetin me Forcën e Përbashkët Ekspeditore në rajonin Baltik” si pjesë e “përpjekjet parandaluese në të gjithë krahun lindor”.
“Të dy ranë dakord për nevojën për t’i dërguar një sinjal të fortë të vazhdueshëm Putinit se frikësimi nuk do të funksiononte”, shtohet në deklaratë./UBTNews/