Në vazhdim të deklaratës së tij televizive, Johnson e përshkruan sulmin rus si një “sipërmarrje të shëmtuar dhe barbare të Putinit”, e cila “duhet të përfundojë në dështim”, përcjell UBT News.
Ai thotë se Putini ka sjellë “një valë dhune” në Ukrainë. Duke iu drejtuar drejtpërdrejt rusëve, Johnson thotë se ai nuk mund të besojë se kjo po bëhet “në emrin tuaj” ose të besojë se rusët duan një “status paria” për vendin e tyre.
Duke iu drejtuar drejtpërdrejt ukrainasve, Johnson thotë: “Ne jemi me ju, ne po lutemi për ju dhe familjet tuaja”.
Ai tha se e di që flaka e lirisë do të “ndizet përsëri” në Ukrainë. “Unë nuk besoj se diktatori rus do të nënshtrojë ndjenjën kombëtare të ukrainasve”.
“Sot, në bashkëpunim me aleatët tanë, ne do të biem dakord për një paketë masive sanksionesh ekonomike të dizajnuara në kohë për të penguar ekonominë ruse”, tha ai mes të tjerash./UBTNews/