Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka zbuluar sot strategjinë e tij “Living with COVID” (Të jetosh me COVID), pavarësisht kritikave dhe paralajmërimeve, përcjell UBT News.
Johnson tha në një deklaratë përpara një fjalimi në parlament se fundi i kufizimeve në Angli “shënon një moment krenarie pas një prej periudhave më të vështira në historinë e vendit tonë, ndërsa ne fillojmë të mësojmë të jetojmë me COVID”.
Sipas tij, falë vaksinës “po bëjmë një hap tjetër drejt një kthimi në normalitet për t’u kthyer më në fund njerëzve liritë e tyre, duke vazhduar të mbrojmë veten dhe të tjerët”, shtoi ai.
Ndër masat që pritet të hiqen janë kërkesa e maskës për ambientet e brendshme, si dhe rregullat e vetëizolimit për rastet pozitive. Testet nuk do të jenë më falas.
Kjo erdhi pas një muaji që Johnson vazhdon të përballojë pasojat e skandalit “Partygate” dhe pasi Pallati Buckingham zbuloi se Mbretëresha kishte testuar pozitive./UBTNews/