UBT News

Kryeministri britanik dhe kancelarja gjermane pajtohen për bashkëpunim global rreth Afganistanit

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel janë pajtuar të bashkëpunojnë globalisht për Afganistanin, gjatë një bisede telefonike mëngjesin e së martës.

“Ata ranë dakord se bashkëpunimi global ishte vendimtar, si për nevojën urgjente për të evakuuar shtetasit e huaj dhe të tjerët nga Afganistani, ashtu edhe për rëndësinë afatgjate të parandalimit të një krize humanitare në vend dhe rajon”, tha një zëdhënës i Downing Street.

Johnson theksoi gjithashtu se në rast se e merr pushtetin “ndonjë qeveri e ardhshme talebane në Afganistan” duhet të pajtohet me standardet e përbashkëta ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Kryeministri po ashtu tha se po synojnë të thërrasin një takim virtual të liderëve të G7-ës për të diskutuar pë situatën./UBTNews

Exit mobile version