Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel janë pajtuar të bashkëpunojnë globalisht për Afganistanin, gjatë një bisede telefonike mëngjesin e së martës.
“Ata ranë dakord se bashkëpunimi global ishte vendimtar, si për nevojën urgjente për të evakuuar shtetasit e huaj dhe të tjerët nga Afganistani, ashtu edhe për rëndësinë afatgjate të parandalimit të një krize humanitare në vend dhe rajon”, tha një zëdhënës i Downing Street.
Johnson theksoi gjithashtu se në rast se e merr pushtetin “ndonjë qeveri e ardhshme talebane në Afganistan” duhet të pajtohet me standardet e përbashkëta ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Kryeministri po ashtu tha se po synojnë të thërrasin një takim virtual të liderëve të G7-ës për të diskutuar pë situatën./UBTNews