UBT News

Kryeministri britanik bisedoi me presidentin kinez

Kryeministri britanik, Boris Johnson zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin kinez, Xi Jinping, rreth pushtimit rus të Ukrainës. Biseda telefonike u realizua mëngjesin e sotëm dhe zgjati rreth 50 minuta.

Kryeministri Johnson tha se duhet të ushtrohet presion ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, për të tërhequr trupat nga Ukraina. Biseda telefonike u realizua një javë pas asaj të presidentit amerikan, Joe Biden, që u zhvillua javën e kaluar.

Gjatë asaj telefonate, Biden “përshkroi implikimet dhe pasojat nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë”, tha Shtëpia e Bardhë./UBTNews/

Exit mobile version