Kryesuesja e OSBE-së, njëkohësisht Ministre e Jashtme në Suedi, Ann Linde, është takuar me Ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz.
Në një postim në Twitter, Linde tha se takimi me Gërvallen ishte i shkëlqyeshëm.
“Rifillimi i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit është inkurajues. Të dyja palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të avancuar normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Linde.