Zëvendëskryeministrja dhe ministrja për Punë të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.
Ajo fillimisht do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani, e më pas nga kryeparlamentari Konjufca.
Takimi Osmani – Fajon është paralajmëruar të ndodhë në ora 11:00, ndërsa ai me Konjufcën nga ora 13:40.