Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, do ta vizitojë sot Kosovën.
Ajo pritet të zhvilloj takim me zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ku pas takimit do të mbahet konferenca për media.
Ndërsa nga ora 15:00 do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.