Presidenti rus, Vladimir Putin në këtë periudhë nuk po tregohet i sinqertë lidhur me bisedimet e paqes me Ukrainën, tha një diplomate e lartë amerikane të shtunën pas takimit me presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas në Kiev.
Nënsekretarja e ShBA për Çështjet Politike, Victoria Nuland vizitoi Ukrainën për të treguar mbështetje në periudhën kur Rusia po përpiqet të shkatërrojë infrastrukturën energjetike të vendit.
“Diplomacia është padyshim objektivi i të gjithëve, por ju duhet të keni një partner që tregon gatishmëri”, u tha ajo gazetarëve./UBTNews/