Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka thënë se akuzat e bëra nga Izraeli se disa punonjës të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë janë përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor duhet të hetohen.
Disa vende, sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Britania e Madhe, kanë pezulluar fondet e tyre për agjencinë pas akuza.
Agjencia njoftoi të premten se ka hapur hetimet ndaj disa punonjësve dhe ka ndërprerë lidhjet me njerëzit e akuzuar për përfshirje në sulm./UBTNews/